Fatih Erel
18 dhjetor 2019•Përditësim: 19 dhjetor 2019
'Borussia Dortmund' ndaloi vargun prej gjashtë fitoreve të kryesuesit të Bundesligës gjermane 'RB Leipzig' të martën në mbrëmje, duke realizuar një barazim 3:3 në Signal Iduna Park, transmeton Anadolu Agency (AA).
Julian Weigl dhe Brandt çuan Dortmundin në avantazh 2:0 në shtëpi në pjesën e parë, por Leipzig u kundërpërgjigj përmes Timo Werner në fillim të pjesës së dytë.
19-vjeçari Jadon Sancho çoi edhe një herë Dortmundin në epërsi, por goditja e Patrick Schick i dha Leipzig-it barazimin pasi gjuajtja e Nordi Mukiele u prit nga portieri dhe topi arriti te golashënuesi Schick.
Kryesuesi i tabelës Leipzig grumbulloi 34 pikë, ndërsa Dortmundi qëndron në vendin e tretë, një pikë pas Borussia Monchengladbach, e cila renditet e dyta dhe katër pikë pas pozitës së parë.
- Rezultatet e të martës të xhiros së 16-të në Bundestligë:
Werder Bremen - Mainz 05 (0:5)
Augsburg - Dusseldorf (3:0)
Union Berlin - Hoffenheim (0:2)
BVB Dortmund - RB Leipzig (3:3)
- Ndeshjet e të mërkursës të xhiros së 16-të në Bundestilgë:
Leverkusen - Hertha Berlin
M'gladbach - Paderborn
VfL Wolfsburg - Schalke 04
Frankfurt - FC Köln
Freiburg - Bayern Munich