Doğa Kırmızıoğlu
04 Gusht 2023•Përditësim: 07 Gusht 2023
Klubi i Premier Ligës Angleze, Chelsea ka shtuar në radhët e saj mbrojtësin francez të Monacos, Axel Disasi, transmeton Anadolu.
Në deklaratën nga klubi thuhet se me Monacon është arritur marrëveshje për transferimin e Disasit dhe është nënshkruar kontratë 6-vjeçare me mbrojtësin 25-vjeçar.
Sipas lajmeve në mediat britanike, Chelsea do t'i paguajë Monacos 45 milionë euro për Disasin, i cili mori pjesë në 4 ndeshje për kombëtaren e Francës. Pas Christopher Nkunku, Nicolas Jackson, Lesley Ugochukwu, Angelo dhe Diego Moreira, Disasi u bë lojtari i 6-të që transferohet nga përfaqësuesja e Anglisë në periudhën e verës.
Disasi luajti tri sezone për Monacon dhe në 129 ndeshje shënoi 12 gola.