Mutlu Demirtaştan
04 Qershor 2021•Përditësim: 07 Qershor 2021
Klubi i Premier Ligës Angleze, Chelsea, ka zgjatur kontratën e trajnerit gjermane Thomas Tuchel, transmeton Anadolu Agency (AA).
Klubi Chelsea njoftoi se kontrata e 47-vjeçarit Tuchel që do të përfundonte sezonin e ardhshëm është zgjatur deri në vitin 2024.
Ai më pari ishte trajner i klubeve Mainz 05, Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain (PSG), ndërkohë në muajin janar kaloi tek Chelsea.
Gjatë pjesës së mbetur të sezonit, Chelsea me Tuchel fitoi UEFA Ligën e Kampionëve, ndërsa në ligë arriti në vendin e katërt.
Tuchel më parë edhe PSG-n e kishte çuar deri në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2019-2020, duke u bërë trajneri i vetëm që është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve dy vite me radhë me klube të ndryshme.