Abdulkadir Karakaya
04 Qershor 2021•Përditësim: 04 Qershor 2021
Udhëheqësia e ekipit të Premier ligës angleze Arsenal ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin brazilian David Luiz, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtuesit e Arsenalit njoftuan se nuk do të nënshkruajnë kontratë të re me mbrojtësin 34-vjeçar Luiz, kontrata aktuale e të cilit me "topçinjtë" skadon më 30 qershor.
Arsenali falënderoi Luizin për bashkëpunimin që ka zgjatur që nga viti 2019, kur ai arriti në klub nga rivali londinez Chelsea.
Në të njëjtën kohë, menaxhmenti i Arsenalit njoftoi se ata nuk do të zgjasin bashkëpunimin e tyre me lojtarët Martin Odegaard, Dani Ceballos dhe Mathew Ryan, të cilët ishin në huazim në këtë klub sezonin e kaluar.
Arsenali përfundoi sezonin e kaluar në vendin e tetë në tabelën e Premier Ligës dhe nuk arritën në garat evropiane sezonin e ardhshëm.