Dejan Maksimoviç
23 Janar 2018•Përditësim: 23 Janar 2018
MANCHESTER (AA) – Lojtari i përfaqësueses belge Kevin de Bruyne nënshkroi kontratë të re me Manchester Cityin, që do të zgjasë deri në vitin 2023, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryesuesi i Premier ligës Angleze shpërbleu De Bruyne më një kontratë të re edhe pse kontrata e mëparshme vlente deri në vitin 2021. Por paraqitjet fenomanale të belgut, kanë detyruar "qytetarët" të sigurohen dhe të nënshkruajnë një kontratë të re.
Këtë sezon ai luajti 22 ndeshje në Premier ligë, duke shënuar gjashtë gola dhe ka regjistruar dhjetë asiste.
De Bruyne në Manchester City arriti në vitin 2015 dhe që nga ajo kohë ka luajtur 120 ndeshje me 31 gola të shënuar. Ai më parë ka luajtur për Genk, Chelsea dhe Wolsfburg.
Në fanellën e përfaqësueses belge, mesfushori 26-vjeçar ka luajtur 58 ndeshje me 13 gola.