Can Erözden
30 Janar 2020•Përditësim: 31 Janar 2020
Tenisti serb Novak Djokoviç sot ka mposhtur tenistin zviceran Roger Federer në gjysmëfinalen për meshkuj të "Australian Open 2020", raporton Anadolu Agency (AA).
Djokoviç, që është në pozitën e dytë në ATP listën, fitoi ndaj veteranit Federer me 3-0 në sete (7-6, 6-4, 6-3) në gjysmëfinale në Melbourne's Rod Laver Arena.
Tenisti 32-vjeçar serb është duke pritur të shohë se me kë do të përballet në finalen e së dielës, me austriakun Dominic Thiem apo me gjermanin, Alexander Zverev.
Djokoviç është shtatë herë fitues i "Australian Open", por ka arritur të gjithsej 16 tituj grand slam.