Hilmi Sever
07 Mars 2018•Përditësim: 07 Mars 2018
STAMBOLL (AA) - Kanë mbetur edhe 100 ditë nga fillimi i Kampionatit Botëror të Futbollit FIFA 2018, që do të zhvillohet mes 14 qershor dhe 15 korrik në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
FIFA, me rastin e 100 ditëve të fundit për fillimin e kampionatit shpërndau një video në rrjetet sociale. Videoja fillon me xhonglimin e topit të futbollistëve legjendar të shteteve që do të marrin pjesë në Botëror. Ndërsa ajo përfundon me pasimet dhe xhonglimet mes Presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe Kreut të FIFA-s Gianni Infantino.
Kampionati Botëror do të zhvillohet në 11 qytete të Rusisë, ndërsa 32 kombëtare në 8 grupe do të përpiqen që të fitojnë kupën.
Hapja e Kampionatit do të bëhet me ndeshjen mes Rusisë dhe Arabisë Saudite në Grupin A. Ndërsa ndeshja finale do të luhet më 15 korrik në Stadiumin Luzhniki në Moskë.
Grupet
Grupet ku do të përballen 32 kombëtare janë kështu:
Grupi A: Rusia, Arabia Saudite, Egjipt, Uruguaj
Grupi B: Portugalis, Spanja, Maroku, Irani
Grupi C: Franca, Australia, Peru, Danimarka
Grupi D: Argjentina, Islanda, Kroacia, Nigeria
Grupi E: Brazili, Zvicra, Kosta Rika, Serbia
Grupi F: Gjermania, Meksika, Suedia, Koreja e Jugut
Grupi G: Belgjika, Panama, Tunizia, Anglia
Grupi H: Polonia, Senegali, Kolombia, Japonia