Dejan Maksimoviç
16 Gusht 2017•Përditësim: 16 Gusht 2017
LIVERPOOL (AA) – Klubi i futbollit Everton ka vazhduar të përforcohet për sezonin, që filloi fundjavën e kaluar. I fundit nga vargu i përforcimeve është lojtari i reprezentacionit të Islandës, Gylfi Sigurdsson (27), i cili arriti nga Swansea për 45 milionë paundë (rreth 49 milionë euro), raporton Anadolu Agency (AA).
Sigurdsson sot arrin në Goodison Park, për të kryer kontroll mjekësor, ndërsa më pas të nënshkruajë kontratë me klubin nga Liverpool-i. Islandezi në këtë mënyrë do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e Evertonit. Rekordin paraprak e mbante Romelu Lukaku i cili në vitin 2014 nga Chelsea erdhi për 31.8 milionë paundë (rreth 35 milionë euro).
Para Sigurdsson-it, Everton solli edhe Wayne Rooney, Michael Keane, Jordan Pickford, Davy Klaassen dhe Sandro Ramirez.