Ekip
08 Dhjetor 2016•Përditësim: 08 Dhjetor 2016
SINGAPOR (AA) – Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino deklaroi se propozimi për zgjerimin e formatit të kampionatit Botëror në 48 përfaqësuese është përkrahur të enjten nga federatat kombëtare me një entuziazëm të theksuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ky model mund të luhet në vitin 2026, ndërsa 48 përfaqësueset do të ndahen në 16 grupe me nga tre ekipe.
Përfaqësuesit e federatave të futbollit nga Azia, Evropa dhe Oqeania u takuan të enjten me Infantinon dhe njëzëri përkrahën propozimin me të cilin Kupa e Botës do të zgjerohej nga 32 në 48 ekipe kombëtare.