Selçuk Buğra Gökalp
13 Nëntor 2021•Përditësim: 14 Nëntor 2021
Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, do të ndëshkohet me pesë vende për ndryshimin e motorit të tij përpara Çmimit të Madh të Sao Paulos në kampionatin botëror të Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Penalltia u konfirmua nga administratorët në mes të stërvitjes së parë në Sao Paulo.
Ndryshimi i motorit duket një vendim i rrezikshëm për Hamiltonin pasi ai ka një diferencë prej 19 pikësh me pilotin aktual, Max Verstappen të Red Bull Racing Honda, përpara Çmimit të Madh të rradhës në Brazil më 14 nëntor dhe vetëm katër gara para përfundimit të kampionatit.
Ndryshimi i motorit për ish-kampionin nuk është i vetmi për skuadrën e Mercedesit këtë sezon, pasi deri më tani ata ndryshuan pestë motorë.
Hamilton u ndëshkua me 10 vende në radhitje më 8 tetor për ndryshim të motorit në Çmimin e Madh të Stambollit, kurse kolegu i skuadrës Valtteri Bottas u ndëshkua me pesë vende në radhitje më 22 tetor për një tjetër ndryshim në Çmimin e Madh të SHBA.
Gara e ardhshme në Formula 1 do të zhvillohet të dielën në Autodromo Jose Carlos Pace, Sao Paulo.