Muhammed Enes Çallı
14 Dhjetor 2020•Përditësim: 14 Dhjetor 2020
Piloti i skuadrës Red Bull, Max Verstappen, fitoi garën e fundit të Kampionatit Botëror në Formula 1 në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për Çmimin e Madh të Abu Dhabi-t, transmeton Anadolu Agency (AA).
Verstappen përfundoi garën me 55 xhiro për 1:36:28 për të vulosur fitoren e dytë të sezonit.
Piloti i Mercedes-it, Valtteri Bottas, mbeti 15,97 sekonda pas fituesit, ndërsa shoku i skuadrës së Bottas-it, Lewis Hamilton, doli i treti me 18,41 sekonda vonesë.
Sezoni i sivjetmë i ndikuar nga koronavirusi përfundojë pas garës së 17-të të mbajtur nsot ë Abu Dhabi, ndërsa Lewis Hamilton fitoi titullin e kampionit për të shtatën herë në karrierën e tij.
Skuadra Mercedes gjithashtu fitoi titullin e konstruktorëve të vitit 2020 për të shtatën herë me radhë.
Renditja e pilotëve 2020:
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 347 - kampion
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 223
3. Max Verstappen (Holandë): 214
4. Sergio Perez (Meksikë): 125
5. Daniel Ricciardo (Australi): 119
Renditja e konstruktorëve 2020:
1. Mercedes: 573 - kampionë
2. Red Bull Racing: 319
3. McLaren: 202
4. Racing Point: 195
5. Renault: 181