Yunus Kaymaz
03 maj 2019•Përditësim: 04 maj 2019
Gara e katërt e Kampionatit Botëror të MotoGP do të zhvillohet më 5 maj, të dielën në Spanjë, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhirot e renditjes për garën që do të zhvillohet në Pistën Jerez të qytetit spanjoll Jerez, prej 4.4 kilometra, do të fillojnë nesër në ora 14.10, ndërsa gara me 25 xhiro të dielën në orën 14:00.
Renditja e klasifikimit të pilotëve përpara garës së katërt është si më poshtë:
1. Andrea Dovizioso (Itali): 54 pikë
2. Valentino Rossi (Itali): 51
3. Alex Rins (Spanjë): 49
4. Marc Marquez (Spanjë): 45
5. Danilo Petrucci (Itali): 30