Aldıjana Hadzıc,Bakir Tiro
14 Korrik 2019•Përditësim: 15 Korrik 2019
Tenisti serb Novak Gjokoviç fitoi në finalen e Wimbledonit përballë Roger Federerit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në finalen e sotme spektakulare të Grand Slam turneut në Londër e cila zgjati më shumë se 5 orë Gjokoviç fitoi zviceranin Federer me 3:2, në sete 7:6, 1:6, 7:6, 4:6, 13:12.
Në setin e pestë Federer kishte dy pikë epërsi mirëpo Gjokoviç arriti të dalë nga kjo situatë dhe në fund të duelit shënoi fitore duke arritur trofeun e pestë në karrierën e tij të Wimbledonit.
Finalja e Wimbledonit në konkurrencën e femrave u luajt dje ndërsa titullin e fitoi Simona Halep e cila ishte më e mirë se Serena Willliams.