Mutlu Demirtaştan
16 Nëntor 2022•Përditësim: 17 Nëntor 2022
MUTLU DEMİRTAŞTAN
Golin e parë në historinë e Kupës së Botës e ka shënuar një futbollist francez ndërsa atë të fundit një kroat, shkruan Anadolu Agency (AA).

Golin e parë në Kupën e Botës e shënoi futbollisti francez Lucien Laurent kundër Meksikës në ndeshjen e luajtur më 13 korrik 1930, në kryeqytetin e Uruguait, Montevideo.
Goli i fundit, nga ana tjetër, erdh nga futbollisti kroat Mario Manxhukiç në finalen e vitit 2018 në Rusi. Goli i Manxhukiçit kundër Francës, i cili ishte goli i 2.548-të i turneut nuk mjaftoi që kombëtarja e tij të bëhet kampione.
Goli i 500-të u shënua nga skocezi Bobby Collins në vitin 1958, goli 1.000-të nga holandezi Rob Rensenbrink në 1978, goli i 1.500-të nga argjentinasi Claudio Caniggia në 1994, i 2.000-të nga suedezi Marcus Allback në 2006 dhe goli i 2.500-të nga tuniziani Fakhreddine Ben Youssef në 2018.
Futbollistët që shënuan gola në Kupën e Botës:
| Goli | Futbollisti | Vendi | Viti |
| 1 | Lucien Laurent | Francë | 1930 |
| 100 | Angelo Schiavio | Itali | 1934 |
| 200 | Harry Andersson | Suedi | 1938 |
| 300 | Chico | Brazil | 1950 |
| 400 | Max Morlock | Gjermani | 1954 |
| 500 | Bobby Collins | Skoci | 1958 |
| 600 | Drazan Jerkoviç | Jugosllavi | 1962 |
| 700 | Pak Seung-zin | Kore e Veriut | 1966 |
| 800 | Gerd Müller | Gjermani | 1970 |
| 900 | Hector Yazalde | Argjentinë | 1974 |
| 1000 | Rob Rensenbrink | Holandë | 1978 |
| 1.100 | Sergey Baltacha | BRSS | 1982 |
| 1.200 | Jean-Pierre Papin | Francë | 1986 |
| 1.300 | Gary Lineker | Angli | 1986 |
| 1.400 | Johnny Ekström | Suedi | 1990 |
| 1.500 | Claudio Caniggia | Argjentinë | 1994 |
| 1.600 | Pierre Issa (auto-gol) | Afrikë e Jugut | 1998 |
| 1.700 | Slobodan Komljenoviç | Jugosllavi | 1998 |
| 1.800 | Beto | Portugali | 2002 |
| 1.900 | Christian Vieri | Itali | 2002 |
| 2.000 | Marcus Allback | Suedi | 2006 |
| 2.100 | Javier Hernandez | Meksikë | 2010 |
| 2.200 | Arjen Robben | Holandë | 2010 |
| 2.300 | Jermaine Jones | SHBA | 2014 |
| 2.400 | Luka Modriç | Kroaci | 2018 |
| 2.500 | Fakhreddine Ben Youssef | Tunizi | 2018 |
Golashënuesit më të moshuar dhe më të rinj
Golashënuesi më i moshuar i Kupës së Botës është kamerunasi Roger Milla ndërsa më i riu braziliani Pele.
Milla në ndeshjen kundër Rusisë në SHBA në vitin 1994, shënoi gol kur ishte 42 vjeç e 39 ditë.
Pele, nga ana tjetër, golashënuesi më i ri, në vitin 1958 kur ishte 17 vjeç e 244 ditë arriti të shënojë gol kundër Uellsit.
"Hat-trick"-u i parë
"Hat-trick"-un e parë në Kupën e Botës e shënoi futbollisti i SHBA-së, Bert Patenaude.
Patenaude në vitin 1930 në Uruguaj shënoi 3 gola në ndeshjen kundër Paraguajit.
Ndërsa "hat-trick"-u më i shpejtë u shënua nga hungarezi Laszlo Kiss i cili shënoi 3 gola (69, 72 dhe 76) në 7 minuta kundër El Salvadorit.
Prosineçki shënoi gola për 2 shtete
Robert Prosineçki është futbollisti i vetëm që ka shënuar gola për dy shtete në Kupën e Botës.
Ai fillimisht në vitin 1990 me fanellën e Jugosllavisë shënoi gol kundër Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) ndërsa në vitin 1998 me fanellën e Kroacisë shënoi gol kundër Xhamajkës.
Autogoli i parë
Autogolin e parë në Kupën e Botës e shënoi zvicerani Ernst Lötscher.
Lötscher në ndeshjen kundër Gjermanisë në vitin 1938 shënoi autogolin e parë në historinë e turneut.
Goli i parë nga penaltia
Golin e parë nga penaltia në Botëror e shënoi meksikani Manuel Rosas.
Rosas golin nga penaltia e shënoi në vitin 1930 kundër Argjentinës.