ATHINË (AA) - Për shkak të problemeve financiare në Greqi ndeshjet e kategorisë së dytë janë anulluar pa afat, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një komunikatë të shkruar nga komisioni drejtues i kategorisë së dytë të futbollit grek ndeshjet të cilat ishin planifikuar të fillonin në datat 27-28 shtator jan anulluar për shkak se shumë skuadra të kësaj kategorie nuk janë në gjendje të përballojn harxhimet financiare të tyre.
Në komunikatë gjitashtu shkruhet se komisioni drejtues i ligës do të takohet me Kryeministrin grek, Ministrin e sprotit si dhe me drejtues së klubeve të superligës për të gjetur një zgjidhje për problemin.