Fatih Erel
30 Shtator 2024•Përditësim: 01 Tetor 2024
Futbollisti francez, Antoine Griezmann njoftoi se i ka dhënë fund karrierës së tij në ekipin kombëtar në moshën 33-vjeçare, transmeton Anadolu.
Sulmuesi i cili luan për skuadrën e Atletico Madridit të La Liga-s, në një postim nga llogaria e tij në median sociale tha: "Po e mbyll këtë kapitull të jetës time me një zemër plot kujtime".
Griezmann luajti 137 ndeshje për kombëtaren franceze dhe shënoi 44 gola. Ai ka luajtur për kombëtaren franceze që nga viti 2014 ndërsa ishte në skuadrën e Francës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2018.
Duke luajtur në të gjithë karrierën profesionale në La Liga, Griezmann krahas Atletico Madridit ka luajtur edhe në Real Sociedad dhe Barcelona.