Fatih Erel
22 Shkurt 2019•Përditësim: 23 Shkurt 2019
Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për të tetën e finales së garës së dytë për nga rëndësia të cilën e organizon UEFA, Liga Evropa, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndonëse në mesin e 16 ekipeve që vazhdojnë garat në këtë kompeticion ka ekipe me renome siç jane Chelsea, Arsenal, Inter, Napoli etj, shorti deshi që të mos kemi një përballje mes tyre.
Ndeshjet e para do të luhen më 7 mars, ndërsa ato të kthimit pas një jave, më 14 mars.
Çiftet janë si vijojnë:
Chelsea (ANG) -Dynamo Kyiv (UKR)
Frankfurt (GJER) - Internazionale (ITA)
Dinamo Zagreb (KRO) - Benfica (POR)
Napoli (ITA)- Salzburg (AUT)
Valencia (SPA) -Krasnodar (RUS)
Sevilla (SPA) - Slavia Praha (ÇEK)
Arsenal (ANG) - Rennes (FRA)
Zenit (RUS) - Villarreal (SPA)