Selçuk Buğra Gökalp
30 Maj 2023•Përditësim: 01 Qershor 2023
Drejtori ekzekutiv i Ajax-it të Amsterdamit, Edwin van der Sar, ka dhënë dorëheqjen, njoftoi të martën klubi holandez i futbollit, raporton Anadolu.
Ish-portieri i famshëm 52-vjeçar do t'ia transferojë detyrat e tij Bordit të Drejtorëve nga 1 qershori dhe do të jetë i disponueshëm për një rol mbikëqyrës deri më 1 gusht, thuhet në deklaratën e klubit.
“Pas gati njëmbëdhjetë vitesh në bord, po i jap fund. Kemi përjetuar gjëra të mrekullueshme së bashku, por gjithashtu ka qenë një periudhë tepër e vështirë. Jam shumë mirënjohës për njerëzit që kam takuar dhe punuar me to gjatë karrierës sime të dytë në Ajax, dhe për atë që kemi arritur dhe kemi kaluar së bashku", tha ish-portieri i Manchester United.
"Ndjej nevojën që të distancohem pak, të pushoj dhe të bëjë ca gjëra të tjera. Nuk është mirë të marr vendime për të ardhmen e këtij klubi të mrekullueshëm në periudhën e ardhshme. Kjo është arsyeja pse unë kam vendos të japë dorëheqjen”, thekosi ai.
Legjenda e futbollit holandez, i cili ka 130 paraqitje, ka qenë pjesë e Bordit të Drejtorëve të Ajax që nga nëntori i vitit 2012.
Ai u përball me kritika pasi Ajax përjetoi përmbylljen më të keqe të ligës holandeze Eredivisie që nga viti 2009 gjatë sezonit 2022-23.
Pier Eringa, kryetari i bordit mbikëqyrës, tha se "ne donim që Edwin të qëndronte, por ai kishte marrë vendimin e tij", duke shtuar se sezoni i fundit nuk pasqyron të gjithë periudhën që ai ka qenë në krye të Ajax-it.