Agim Sulaj
11 Tetor 2025•Përditësim: 11 Tetor 2025
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka barazuar me Slloveninë me rezultat 0-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Anadolu.
Ndeshja ku Kosova dhe Sllovenia morën nga një pikë, i takoi xhiros së tretë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, e cila organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Ndeshja nisi mirë për Kosovën, megjithatë, mysafirët patën mundësi më të mira shënimi, por nuk u konkretizua asnjë rast me gol.
Me këtë barazim, Kosova mbetet e dyta në Grupin B me katër pikë. Grupin e udhëheq Zvicra e cila ka nëntë pikë, ndërsa Sllovenia doli në vendin e tretë me dy pikë. Suedia mbetet me një pikë dhe bie në vendin e fundit.
Kosova në ndeshjen e radhës udhëton për t’u përballur në ndeshjen kthyese me Suedinë, të cilën në shtëpi e mposhti me rezultat 2-0.