Malik Hasa
24 Mars 2017•Përditësim: 25 Mars 2017
SHKODËR (AA) – Është zhvilluar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Islandë, e vlefshme për eliminatorët e Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, ku ka përfunduar me rezultatin 0 - 2, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe pse jo i mbushur krejtësisht, stadiumi "Loro Boriçi" në Shkodër ishte mbushur me flamujt e Kosovës nga sportdashës të shumtë të cilët kishin ardhur nga treva të ndryshme. Ndërkohë të pranishme në mesin e tifozëve të shumtë ishin edhe simbolet kombëtare si dhe flamuri i Shqipërisë.
Një aksion i shpejtë në minutat e para të takimit ka ndezur tifozerinë kosovare.
Përfaqësuesja e Kosovës ka bërë një paraqitje të mirë, ndërkohë goli i parë për Islandën ka ardhur në minutën e 25-të nga Gylfi Sigurdson. Ndërkohë skuadra mike ka dyfishuar rezultatin në minutën e 35-të me anë të njëjtit futbollisti.
Kosova ndodhet në grupin I, së bashku me Kroacinë, Turqinë, Islandën, Finlandën dhe Ukrainën.