Emre Aşıkçı
22 Nëntor 2022•Përditësim: 22 Nëntor 2022
Ndeshja midis ekipeve të futbollit të SHBA-së dhe Uellsit në kuadër të Grupit B të Kupës së Botës FIFA ka përfunduar me rezultat 1:1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Golin e parë në ndeshjen e luajtur në stadiumin Al Rayyan në Katar e shënoi ekipi i SHBA-së, pasi në minutën e 36-të Timothy Weah arriti të mposht rrjetën e kundërshtarëve.
Uellsit iu dha një penallti në minutën e 82-të, pasi kapiteni i tyre, Gareth Bale, u rrëzua në zonën e penalltisë nga Walker Zimmerman, pas çka Bale e barazoi rezultatin në 1:1 përmes penalltisë.
Në një tjetër ndeshje të Grupit B, Anglia bëri një fillim të mirë të Kupës së Botës, duke mposhtur Iranin me rezultat 6:2 në stadiumin Khalifa International.
Kupa 29-ditore e futbollit filloi të dielën dhe do të përfundojë më 18 dhjetor me finalen në stadiumin Lusail Iconic me një kapacitet prej 80 mijë personash.