Berad Büyük
09 Gusht 2020•Përditësim: 10 Gusht 2020
Gjysëmfinalistët në Ligën Europa të UEFA-së (UEFA Europa League) do të përcaktohen me ndeshjet e çerekfinales që do të zhvillohen nesër dhe të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në organizimin numër dy në nivelin e klubeve të futbollit evropian do të përjetohet emocioni i çerekfinales.
Ndeshjet e çerekfinales në Ligën Europa të cilat në muajin mars u shtynë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), do të luhen në Gjermani sipas mënyrës me një ndeshje të vetme eliminuese.
Programi i ndeshjeve çerekfinale është si më poshtë:
Nesër :
21:00 Inter (Itali) - Bayer Leverkusen (Gjermani)
21:00 Manchester United (Angli) - Copenhagen (Danimarkë)
Të martën, 11 gusht :
21:00 Wolverhampton (Angli) - Sevilla (Spanjë)
21:00 Shakhtar Donetsk (Ukrainë) - Basel (Zvicër)