Mutlu Demirtaştan
09 Gusht 2023•Përditësim: 10 Gusht 2023
Klubi anglez Wolverhampton ndërpreu bashkëpunimin me Lopeteguin, transmeton Anadolu.
Eksperti 56-vjeç spanjoll u largua nga klubi me marrëveshje vetëm dy ditë para fillimit të sezonit 2023-2024, njoftoi klubi.
Lopetegui, i cili ishte trajner i kombëtares spanjolle, Portos, Real Madridit dhe Sevillas, në nëntor 2022 mori drejtimin e Wolverhampton.
Wolverhampton nën drejtimin e Lopetegui sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e 13-të me 41 pikë.