Emre Doğan
11 Korrik 2017•Përditësim: 12 Korrik 2017
STAMBOLL (AA) - Ekipi i Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA) Cleveland Cavaliers ka transferuar në radhët e tij basketbollistin spanjoll organizator të lojës, Jose Calderon, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një deklarate nga klubi bëhet e ditur se 35 vjeçari Calderon ka firmosur marrëveshje dyvjeçare me klubin.
Basketbollisti me përvojë në sezonin e kaluar veshi fanellën e Los Angeles Lakers dhe Atlanta Hawks. Në 41 paraqitjet e tij në sezonin e rregullt, ai shënoi mesatare prej 3,4 pikësh, 2,1 asistimesh dhe 1,8 kërcimesh.
Calderon po ashtu ka fituar Kampionatin Botëror dhe atë Evropian me përfaqësuesen spanjolle, ndërsa gjatë karrierës së tij prej 12 sezonësh në NBA ai ka luajtur edhe për Toronto Raptors, Detroit Pistons, Dallas Mavericks dhe New York Knicks.