Can Erözden
08 Nëntor 2019•Përditësim: 08 Nëntor 2019
Boston Celtics ka fituar Charlotte Hornets me rezultatin 108-87 në ndeshjen e së enjtes në NBA, duke shënuar gjashtë fitore me radhë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Celtics në hapjen e sezonit në NBA humbën ndeshjen e parë përballë Philadelphia 76ers me rezultatin 107-93, por më pas shënuan gjashtë fitore rresht.
Me një rezultat prej 6-1 fitore dhe humbje, Celtics renditet e para në Konferencën Lindore.
Gordon Hayward ishte lojtari kyç në fitoren e Celtics kundër Charlotte, duke shënuar 20 pikë, 10 kërcime dhe 6 asiste.
Po ashtu edhe ylli tjetër Jayson Tatum shënoi 23 pikë dhe nëntë kërcime.
Në ekipin e mposhtur të Hornets, Miles Bridges shënoi 18 pikë dhe 10 kërcime.
- Rezultatet
Charlotte Hornets - Boston Celtics: 87-108
San Antonio Spurs - Oklahoma City Thunder: 121-112
Phoenix Suns - Miami Heat: 108-124
Los Angeles Clippers - Portland Trail Blazers: 107-101