Selçuk Buğra Gökalp
22 dhjetor 2021•Përditësim: 24 dhjetor 2021
Phoenix Suns ka mposhtur Los Angeles Lakers me rezultatin 108-90 në ndeshjen e së martës në ligën amerikane të basketbollit NBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Devin Booker, i cili sapo ishte kthyer nga lëndimi, e shtyu Suns drejt fitores me 24 pikë, 9 kërcime dhe 7 asiste ndërsa Deandre Ayton kontribuoi me 19 pikë dhe 11 kërcime në Staples Center, LA.
Përpjekjet e LeBron James nga Lakers me 34 pikë, 7 kërcime dhe 2 asiste nuk arritën ta shpëtonte skuadrën e tij nga humbja e tretë radhazi në ligë.
Një tjetër pengesë për Lakers në dy ndeshjet e fundit ishte mungesa e trajnerit Frank Vogel dhe lojtarit Avery Bradley për shkak të protokolleve të shëndetit dhe sigurisë dhe Anthony Davis për shkak të lëndimit.
Pas fitores së tyre të katërt radhazi në ligë, Phoenix Suns qëndron në krye të renditjes së Konferencës Perëndimore me 25 fitore dhe 5 humbje ndërsa Los Angeles Lakers renditet i 7-ti me 16 fitore dhe 16 humbje.
Rezultatet:
Pacers - Heat: 96-125
Pistons - Knicks: 91-105
Trail Blazers - Pelicans: 97-111
Timberwolves - Mavericks: 102-114
Suns - Lakers: 108-90