Muhammed Enes Çallı
09 Nëntor 2021•Përditësim: 10 Nëntor 2021
Superylli i basketbollit Stephen Curry të hënën mbrëma shënoi 50 pikë, që është shifra më e lartë e pikëve këtë sezon në NBA, për të udhëhequr skuadrën e tij Golden State Warriors drejt fitores prej 127-113 ndaj Atlanta Hawks, transmeton Anadolu Agency (AA).
Curry gjithashtu shënoi nëntë trepikësh, dhjetë asistime dhe shtatë kërcime. Jordan Poole përfundoi me 16 pikë dhe Andrew Wiggins shtoi 13 pikë për Warriors, teksa ata vazhduan fillimin e tyre mbresëlënës të sezonit me një rekord prej nëntë fitoresh dhe një humbjeje.
Trae Young shënoi 28 pikë dhe nëntë asistime, John Collins shënoi 19 pikë në humbjen e katërt radhazi të Hawks.
Rezultatet:
Philadelphia 76ers - New York Knicks: 96-103
Memphis Grizzlies - Minnesota Timberwolves: 125-118 (overtime)
Chicago Bulls - Brooklyn Nets: 118-95
Dallas Mavericks - New Orleans Pelicans: 108-92
Denver Nuggets - Miami Heat: 113-96
Golden State Warriors - Atlanta Hawks: 127-113
Sacramento Kings - Phoenix Suns: 104-109
Los Angeles Lakers - Charlotte Hornets: 126-123 (overtime)