Emre Aşıkçı
18 korrik 2021•Përditësim: 18 korrik 2021
Washington Wizards njoftoi se Wes Unseld Jr. u emërua trajneri i 25-të në historinë e ekipit të basketbollit në kryeqytetin amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Të bëhesh trajner kryesor në NBA është një qëllim që unë kam ndjekur tërë jetën time dhe të kesh realizuar atë ëndërr duke u kthyer në Washington është vërtet e veçantë", tha Unseld Jr. në një deklaratë.
Unseld Jr. më parë ka shërbyer si ndihmëstrajner në Wizards, së bashku me Golden State Warriors, Orlando Magic dhe Denver Nuggets.