Can Erözden
19 Shkurt 2021•Përditësim: 19 Shkurt 2021
NBA ka zbuluar formacionet fillestare të ndeshjes "All-Star" 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).
LeBron James nga Los Angeles Lakers dhe Kevin Durant nga Brooklyn Nets do të jenë lojtarët që grumbulluan më së shumti vota për ndershjen "All-Star" të këtij viti, njëherësh duke u bërë kapitenët e skuadrave të tyre.
Ndeshja e këtij viti do të jetë midis skuadrës James kundër skuadrës Durant, ku dy kapitenët do të zgjedhin lojtarët nga formacionet e para dhe rezervë në konferencën përkatëse.
Pesë lojtarë ndërkombëtarë u votuan për të qënë pjesë e formacioneve të këtij viti në "All-Star", Giannis Antetokounmpo (Greqi), Luka Doncic (Slloveni), Joel Embiid (Kamerun), Kyrie Irving (Australi) dhe Nikola Jokic (Serbi).
NBA në deklaratën e saj theksoi se është hera e parë që pesë lojtarë ndërkombëtarë u zgjodhën në formacionet e "All-Star", që është një rekord, pasi në vitin 2020 ishin zgjedhur katër lojtarë ndërkombëtarë.
Ndeshja e 70-të e "All-Star" e NBA-së do të mbahet më 7 mars në Arenën State Farm në Atlanta.
Formacionet fillestare të ndeshjes "All-Star" të NBA-së janë:
Skuadra lindore
Kevin Durant (Brooklyn Nets/kapiteni i skuadrës), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks), Bradley Beal (Washington Wizards), Joel Embiid (Philadelphia 76ers) dhe Kyrie Irving (Brooklyn Nets).
Skuadra perëndimore
LeBron James (Los Angeles Lakers/kapiteni i skuadrës), Stephen Curry (Golden State Warriors), Luka Doncic (Dallas Mavericks), Nikola Jokic (Denver Nuggets) dhe Kawhi Leonard (Los Angeles Clippers).