Can Erözden
13 Shkurt 2023•Përditësim: 14 Shkurt 2023
Ndeshjet e 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve të UEFA-s 2022-2023 do të fillojë me dy ndeshje të martën, raporton Anadolu.
Kompeticioni ndërkombëtar i futbollit evropian të nivelit më të lartë do të rifillojë me fazat e eliminimit pas një pauze mjaft të gjatë.
Për shkak të Kupës së Botës FIFA 2022, e cila u mbajt në Katar në dimër, faza e grupeve të Ligës së Kampionëve përfundoi në fillim të nëntorit.
Në ndeshjen e parë në Itali, AC Milan do të përballet me Tottenham Hotspur në stadiumin "San Siro" ndërsa Paris Saint-Germain (PSG) do të luajë kundër Bayern Mynihut në "Parc des Princes" të Parisit.
Të mërkurën, Club Brugge do të takohet me Benfica në Bruges të Belgjikës ndërsa Chelsea me Borussia Dortmundin në Gjermani.
Ndeshjet e para do të fillojnë në orën 20:00.
Finalja do të luhet në stadiumin olimpik "Ataturk" të Istanbulit më 10 qershor.
16 ndeshjet e fundit
E martë:
AC Milan - Tottenham Hotspur
PSG - Bayern Mynih
E mërkurë:
Club Brugge - Benfica
Borussia Dortmund - Chelsea
21 shkurt:
Liverpool - Real Madrid
Eintracht Frankfurt - Napoli
22 shkurt:
RB Leipzig - Manchester City
Inter Milan - Porto