Bakir Tiro
07 Mars 2018•Përditësim: 07 Mars 2018
PARIS (AA) – Asi i lënduar brazilian Neymar sot tha se është i pikëlluar për shkak të eliminimit të PSG-së së tij nga Liga e Kampionëve të UEFA-s, pas disfatës së mbrëmshme në të tetën e finales në ndeshjen e kthimit nga Reali Madridi në Paris, me rezultatin 1:2, raporton Anadolu Agency (AA).
“Jam i pikëlluar edhe për shkak të disfatës edhe për shkak se nuk mund të luaja dhe të ndihmoja bashkëlojtarët në fushë. Jam krenar ndaj bashkëlojtarëve meqë pa kursyer luftuan dhe u përpoqën”, theksoi Neymar, lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, për të cilin PSG-ja i pagoi Barcelonës dëmshpërblim prej 222 milionë euro.