Alma Çekovic
16 Korrik 2019•Përditësim: 17 Korrik 2019
Sulmuesi brazilian Neymar ka njoftuar menaxhmentin e Paris Saint-Germain (PSG) se dëshiron të largohet nga klubi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç mëson Sky Sports, Neymar foli të hënën me drejtorin sportiv të PSG Leonard Araujo, i cili u përpoq ta bindte për të qëndruar në klub.
Megjithëse braziliani nuk konfirmoi se ku dëshiron të vazhdojë karrierën, mediat spekulojnë se sipas të gjitha gjasave do të kthehet në Barcelonë ku luajti dy vite më parë.
Braziliani kohët e fundit humbi përgatitjet e kampionit aktual të Francës, prandaj ai u gjobit me 375 mijë euro.
Drejtori sportiv i PSG-së kohët e fundit deklaroi se Neymar mund të largohet nga klubi nëse ata marrin një ofertë adekuate.
Neymar arriti në PSG nga Barcelona me një transferim rekord prej 222 milionë eurosh. Për PSG-në ka luajtur 58 ndeshje dhe ka shënuar 51 gola.