Yunus Kaymaz
03 Shtator 2019•Përditësim: 04 Shtator 2019
Tenisti spanjoll Rafael Nadal u kualifikua në çerekfinale të turneut të madh US Open pasi në raundin e katërt mposhti kroatin Marin Çiliç, raporton Anadolu Agency (AA).
Bartësi i dytë i këtij kampionati, Nadal, siguroi biletën për në çerekfinale pasi dominoi kundër bartësit të 22-të, Çiliç, me rezultatin 3-1 në sete, gjegjësisht 6-3, 3-6, 6-1 dhe 6-2.
Në çerekfinale, tenisti spanjoll, njëherësh tre herë kampion i këtij turneu Grand Slam, do të përballet me argjentinasin Diego Schwartzman, i cili është bartës i 20-të.
Schwartzman në raundin e katërt arriti ta elimiojë bartësin e gjashtë, gjermanin Alexander Zverev, me rezultatin 3-1 në sete, 6-3, 2-6, 4-6 dhe 3-6.
Ndeshjet e çerekfinales janë si në vijim:
Stan Wawrinka (23) - Daniil Medvedev (5)
Roger Federer (3) - Grigor Dimitrov
Matteo Berrettini (24) - Gael Monfils (13)
Diego Schwartzman (20) - Rafael Nadal (2).