Bakir Tiro
10 Mars 2017•Përditësim: 11 Mars 2017
BARCELONË (AA) – Reprezentuesi i kombëtares së Kroacisë Ivan Rakitiç sot ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021, raporton Anadolu Agency (AA).
Nuk dihet se sa do të fitojë, por theksohet se me kontratën e re klauzola e dëmshpërblimit për Rakitiçin është 125 milionë euro.
Në stadiumin “Camp Nou” arriti për 18 milionë nga Sevilla në verën e vitit 2014.
Në 145 ndeshjet e tanishme për Barcelonën, Rakitiç shënoi 23 gola dhe 18 asiste.