Can Erözden
26 Nëntor 2021•Përditësim: 30 Nëntor 2021
Klubi argjentinas me më së shumti trofe River Plate ka siguruar titullin e kampionit të Primera divizionit në Argjentinë edhe atë tre xhiro para përfundimit të sezonit, transmeton Anadolu Agency (AA).
River Plate në xhiron e 22-të me rezultat prej 4:0 në stadiumin e vet “Antonio Vespucio Liberti” mposhti ekipin e Racing-ut.
Me 52 pikë të fituara dhe me epërsi prej 12 pikëve në raport me ekipin e dytë të plasuar në tabelë Defansa y Justicia, River Plate tashmë siguroi titullin e kampionit të Argjentinës.
Ky është titulli rekord i 37-të kampion i Argjentinës për River Plate-n, i pari pas vitit 2014.
Boca Juniors, kampioni i vitit të kaluar dhe rivali më i madh i River Plate-s, ka 34 tituj kampion në vitrinë dhe aktualisht ndodhet në vendin e pestë të tabelës me 16 pikë më pak se kampioni i ri.