Bakir Tiro
31 Korrik 2017•Përditësim: 01 Gusht 2017
RIO DE ZHANEIRO (AA) – Ronaldinho, një nga futbollistët më të mirë brazilian të të gjitha kohërave, në lidhje me kalimin e bashkëkombasit të tij Neymar (25) nga Barcelona në PSG ka thënë se ai "duhet të dëgjojë zemrën", transmeton Anadolu Agency (AA).
"Le të ndjek zemrën e tij. Le të jetë i lumtur dhe le të vendos siç i thotë zemra e tij", ka thënë Ronaldinho.
Javët e fundit gjithnjë e më shumë po flitet se Neymar fanellën "e gjigantit katalunjas" do ta zëvendësojë me atë të PSG-së.
Sipas informacioneve të fundit, parisienët janë të gatshëm të paguajnë 222 milionë euro dëmshpërblim për yllin brazilian, i cili, siç spekulohet "nuk dëshiron të jetë nën hijen e Lionel Messit".