Selçuk Buğra Gökalp
11 Nëntor 2022•Përditësim: 14 Nëntor 2022
Federata e Futbollit të Senegalit zbuloi sot listën e skuadrës së vendit për Kupën e Botës FIFA 2022, duke përfshirë yllin e Bayern Mynihut, Sadio Mane, raporton Anadolu Agency (AA).
Të martën, Mane u detyrua të lëshonte ndeshjen për shkak të dëmtimit të këmbës pas në një dueli në Bundesligën gjermane kundër Werder Bremenit, por ai megjithatë u fut në listën e skuadrës së vendit të Afrikës Perëndimore.
Në mesin e emrave të famshëm janë edhe mbrojtësi i Chelseat, Kalidou Koulibaly, i cili është edhe kapiteni i kombëtares dhe portieri Edouard Mendy.
Për mesfushorin e ri të Tottenham Hotspurs, Pape Matar Sarr, ky do të jetë Botërori i tij i parë në Katar.
Në listë gjithashtu është edhe Famara Diedhiou, lojtari i Alanyaspor të Super Ligës turke.
Kombëtarja e Futbollit të Senegalit fitoi Kupën e Kombeve Afrikane në vitin 2021.
Kupa e Botës 2022, e cila do të mbahet në Katar, do të fillojë më 20 nëntor dhe do të përfundojë më 18 dhjetor.
Kombëtarja e Senegalit:
Edouard Mendy (Chelsea), Alfred Gomis (Rennes), Seny Dieng (Queens Park Rangers), Kalidou Koulibaly (Chelsea), Abdou Diallo (Leipzig), Pape Abou Cisse (Olympiacos), Formose Mendy (Amiens), Ismail Jakobs (Monaco), Fode Ballo Toure (AC Milan), Youssouf Sabaly (Real Betis), Pape Gueye (Olympique Marseille), Nampalys Mendy (Leicester City), Mamadou Loum (Reading), Cheikhou Kouyate (Nottingham Forest), Pape Matar Sarr (Tottenham), Idrissa Gueye (Everton) Pathe Ciss (Rayo Vallecano), Moustapha Name (Pafos FC), Iliman Ndiaye (Sheffield United), Sadio Mane (Bayern Munich), Ismaila Sarr (Watford), Nicolas Jackson (Villarreal), Krepin Diatta (Monaco), Boulaye Dia (Salernitana), Bamba Dieng (Olympique Marseille), Famara Diedhiou (Alanyaspor)