TIRANË (AA) -Tifozët kuq e zi, edhe pse nuk arritën të ndiqnin kombëtaren e tyre në stadium në ndeshjen me Serbinë, ata u organizohen në Tiranë për të mbështetur kombëtaren shqiptare të futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe pse nuk do ta ndjekin nga afër ndeshjen, tifozeria e zjarrtë nuk do ti mungojë Kombëtares Shqiptare të Futbollit , pasi me qindra tifozë u mblodhën pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë ku nëpërmjet një monitori të madh ndjekin ndeshjen Serbi – Shqipëri, që po luhet në Beograd.
Anadolu Agency ka kontaktuar me Albi Lamaj, përfaqësues i “Tifozëve Kuq e Zi Tirane”, i cili ka konfirmuar organizimin e tifozëve në kryeqytetin e Shqipërisë, më Tiranë. Ai ka pohuar se tifozë janë nga e gjithë Shqipëria si shenjë mbështetje për kombëtaren e tyre, të cilët nuk arritën ta përkrahnin në stadium.
Ndërkohë pas incidentin të krijuar në aeroportin “Nikola Tesla” ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Për të dhënë shpjegime për bllokimin e disa shqiptarëve përfshirë gazetarë dhe biznesmenë në aeroport në Serbi është thirrur për të dhënë shpjegime ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Miroljub Zariç, i cili ën orët e mbrëmjes ka mbërritur në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.
Ndërkohë në prag të fillimit të ndeshjes ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. “ForcaShqipëria kjo është dita e kuqezinjve dhe e magjisë së futbollit, jo e politikës dhe e verbërisë së urrejtjes”- ka shkruar Rama në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.