Abdulkadir Karakaya
24 Qershor 2020•Përditësim: 25 Qershor 2020
Futbollisti argjentinas i skuadrës së Premier Ligës angleze Manchester City, Sergio Aguero, i cili u lëndua në një ndeshje në ligë kundër Burnley, do të operohet në gjurin e tij të majtë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, tha në një deklaratë në faqen e internetit të klubit se lojtari 32-vjeçar ka udhëtuar në Barcelonë të Spanjës për trajtim.
Ai njoftoi se sulmuesi argjentinas do t'i nënshtrohet një operacioni këtu ditën e nesërme.
"Pas operacionit, do të mësojmë se kur do të kthehet në fushë. Ne nuk e dimë tani nëse ai do të jetë në gjendje të luajë në Ligën e Kampionëve", ka deklaruar Guardiola.
Ai ka thënë se gjatë mungesës së Agueros, pozita e sulmuesit do t'i besohet futbollistit brazilian Gabriel Jesus.
"Dyshimi ynë i vetëm është se një lojtar nuk do të jetë në gjendje të luajë 90 minuta çdo tri ditë. Kemi alternativa të ndryshme. Raheem Sterling, madje edhe İlkay Gündoğan dhe Bernardo Silva mund të vendosen në pozitën e sulmuesit", ka thënë trajneri spanjoll.