Hüseyin Burak Demirer
16 Tetor 2016•Përditësim: 17 Tetor 2016
ANKARA (AA) - Motoçiklisti turk Kenan Sofuoğlu i cili fitoi garën e 11-të të Kampionatit Botëror Supersport, shpallet kampion një garë para përfundimit të sezonit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara e 11-të e sezonit u zhvillua në 19 raunde në Pistën Jerez e gjatë 4.423 metra në qytetin Cadiz të Spanjës.
Piloti turk Kenan Sofuoğlu i ekipit Kawasaki Puccetti në pol-pozicion, arriti të mbrojë vendin e parë. Ai arriti të garantojë titullin kampion pasi Krummenacher i cili ishte lider i garës u eliminua në raundin e 5-të. Kenan në raundet të mbetura e fitoi edhe ndeshjen e tij për vend të parë me Tuuli. Në këtë garë Tuuli fitoi vendin e 2-të, ndërsa nga ekipi Honda-s, Kyle Smith vendin e tretë.
Kenan, sportisti i Red Bull i cili këtë sezon arriti fitoren e tij të 6-të, ndërsa në karrierën në Supersport fitoren e 38-të, pas viteve 2007, 2010, 2012 dhe 2015 u bë për herë të 5-të kampion i Supersport.
Sportisti 32 vjeçar, këtë fitore e festoi me motoçikletën e tij dhe flamurin turk.
Gara e 12-të dhe e fundit në Kampionatin Botëror Supersport, do të mbahet në Katar më 30 tetor.
Radhitja e pilotëve
Pas garës së 11-të të sezonit 5 vendet e para në radhitjen e motoçiklistëve janë si më poshtë:
1. Kenan Sofuoğlu (Turqi) 196 pikë
2. Randy Krummenacher (Zvicër) 129
3. Jules Cluzel (Francë) 126
4. Patrick Jacobsen (SHBA) 122
5. Kyle Smith (Britania e Madhe) 100