Muhammed Enes Çallı
11 Nëntor 2021•Përditësim: 11 Nëntor 2021
Steven Gerrard u emërua sot trajner i ri i Aston Villa-s duke zëvendësuar ish-trajnerin Dean Smith, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Përgjithshëm i Aston Villa-s, Christian Purslow tha se anëtarët e bordit të klubit janë të kënaqur me emërimin e Gerrardit.
“Në diskutimet tona lidhur me të ka qenë shumë e qartë se ambiciet e trajnerit, filozofia dhe vlerat e Steven përputhen plotësisht me ato të Aston Villa-s”, shtoi Purslow.
Gerrard tha se është krenar që është trajneri i ri i Aston Villa-s, e cila ka një histori dhe traditë të pasur në futbollin anglez.
Ish-futbollisti 41-vjeçari përfundoi karrierën e tij trevjeçare si menaxher në Skoci, ku fitoi titullin e Premier Liga Skoceze me Rangers në 2021 pa pësuar humbje.
Legjenda e Liverpoolit, Gerrard, pati 504 paraqitje në Premier Ligën Angleze duke shënuar 120 gola për Redsat midis periudhës 1998 dhe 2015.
Gerrard ndihmoi Liverpoolin të fitonte Kupën UEFA 2001 dhe Ligën e Kampionëve UEFA 2005.
Ai hyri në Shtëpinë e të Famshmëve të Premier Ligës në maj.
Emërimi i Gerrardit erdhi menjëherë pasi Dean Smith u shkarkua për shkak të performancës së dobët të klubit me një seri prej 5 humbjesh radhazi në ligë.
Aston Villa ka 10 pikë në 11 ndeshje. Ndeshja e parë e Gerrardit si menaxher i Aston Villa-s do të jetë kundër Brighton&Hove Albion në Villa Park më 20 nëntor.
Ai do të drejtojë Aston Villa-n si mysafire e Liverpoolit në "Anfield" në ndeshjen e Premier Ligës që do të luhet më 11 dhjetor.