Muhammed Enes Çallı
23 Mars 2022•Përditësim: 23 Mars 2022
Tenistja numër një në botë, Ashleigh Barty sot bëri të ditur se po tërhiqet nga tenisi, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Sot është një ditë e vështirë dhe e mbushur me emocione për mua, për shkak se shpalli njoftimin e tërheqjes time nga tenisi”, shkroi australianja në Instagram.
"Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur gjatë rrugëtimit tim, do të jem gjithmonë mirënjohëse për kujtimet e përjetshme që krijuam së bashku", tha ajo.
Barty, 25-vjeçe, do të mbajë një konferencë për media të enjten për të ndarë më shumë detaje rreth fundit të karrierës së saj, e cila tronditi botën e tenisit.
Kampionja e Wimbledonit të vitit 2021 ka qenë numri një i botës që kur fitoi "French Open" në vitin 2019
Pasi fitoi "Australian Open 2022", Barty u bë tenistja e parë australiane që fitoi turneun në shtëpi që nga viti 1978.