Bakir Tiro
08 Korrik 2019•Përditësim: 09 Korrik 2019
Federata e Futbollit të Evropës (UEFA) ka mohuar shkrimet e disa mediave në të cilat është dhënë informacioni se Argjentina do të luajë në Ligën e Kombeve të ekipeve nacionale në organizim të kësaj organizate kontinentale, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Nuk është e vërtetë se ne i kemi ofruar Argjentinës të luajë në Ligën e Kombeve ose në ndonjë garë në kuadër të UEFA-s. Ato nuk janë anëtarë të UEFA-s dhe fare nuk është biseduar në lidhje me këtë", theksuan nga UEFA.
Disa media, para se gjithash Marca e Spanjës, njoftuan lajmin se Argjentina në të ardhmen mund të luajë në Ligën e Kombeve të UEFA-s, pasi janë të pakënaqur me ngjarjet në Copa America që përfunduan dje në Brazil, ku triumfoi kombëtarja vendore, ndërsa "gauçocët" fituan vendin e tretë.