Alma Çekovic
10 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
LONDËR (AA) - Sulmuesi i kampionit të ri anglez Leicester City, Jamie Vardy deklaroi se besonte që fryma "vëllazërore" që mbretëroi gjatë sezonit mbizotëronte në mesin e lojtarëve të klubit do të mund të mbajnë së bashku, raporton Anadolu Agency (AA).
Vardy, një nga lojtarët që sezonin e kaluar në Premierligë në 35 paraqitje ka shënuar 24 gola, theksoi se arsyeja e suksesit historik që "dhelprat" e arritën këtë sezon ishte atmosfera familijare e krijuar në ekip.
"Tani fituam Premier Ligën, kurse sezonin e ardhshëm do të luajmë në Ligën e Kampionëve. Jam i lumtur në Leicester. Disa herë e kam thënë këtë, por prap do ta them: Ne të gjithë në Leicester jemi si vëllezër. Ne vazhdimisht komunikojmë me njëri-tjetrin, shkojmë në dreka të përbashkëta. Ai që mungon, takohemi në trajnim dhe kjo është e tëra. Shpresoj se kjo frymë do të na mbajë së bashku", tha Vardy për mediat britanike.
Leicester City në dy xhiro para përfundimit të kampionatit të Anglisë ka siguruar titullin e kampionatit, të parin në historinë e tij.