Alptekin Soykan
09 Prill 2020•Përditësim: 09 Prill 2020
Anija turke e shpimit "Fatih", është anija e parë e këtij lloji e prodhuar në Turqi, po lundron nga Mesdheu në Detin e Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Anija mëngjesin e sotëm mbërriti në Stamboll dhe është e ankoruar afër Yenikapisë.
Kompania turke TPAO e përdor këtë anije për eksplorimin e shpimeve, dhe pas përfundimit të misionit në Detin Mesdhe, gjiganti lundrues 229 metra i gjatë futet në një mision kërkimor në Detin e Zi.
Anija nesër pritet të ndalojë në portin e Haydarpasha për t'u përshtatur për detyrën e re, dhe më pas nën Urën "Dëshmorët e 15 Korrikut" në Bosfor të lundojë drejt Detit të Zi.