Nuray Tunçay
15 Mars 2016•Përditësim: 15 Mars 2016
ANKARA (AA) - Në operacionet e kryera pas sulmit terrorist në Kızılay të Ankarasë janë arrestuar 12 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet e policisë mësohet se vazhdojnë hetimet e nisura pas sulmit terrorist në një stacion autobusi në afërsi të parkut Güven në zonën Kızılay të Ankarasë.
Në operacionet e përbashkëta të njësive të anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë së Ankarasë dhe të Shërbimeve Inteligjente mësohet se janë arrestuar 12 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me terroristët që kanë kryer sulmin.
Në operacione 3 persona janë arrestuar në Ankara, 4 në qytetin Şanlıurfa, 3 në Tekirdağ dhe nga 1 person në qytetet Gaziantep dhe Diyarbakır.
Gjithashtu theksohet se mes të arrestuarve të dyshuar dhe terroristëve që kanë kryer sulmin ka persona që kanë edhe lidhje gjaku të shkallës së parë ku mostrat e ADN-ve janë krahasuar me ato të marra nga pjesët e trupit të terroristëve në vendngjarje.