Tuba Şahin,Nuran Erkul Kaya,Gökhan Ergöçün
27 mars 2019•Përditësim: 28 mars 2019
Sipas drejtorit ekzekutiv të Qendrës Financiare të Katarit (QFC), Yousuf Mohamed Al-Jaida, projektet energjetike turke do të jenë në gjendje të marrin kredi nga Banka më e madhe islame e energjisë në botë, që do të vendoset më vonë këtë vit.
Duke folur për Anadolu Agency (AA) në margjinat e Samitit të tetë të ekonomisë Uludag, Al-Jaida tha se Turqia është një nga vendet e tubacionit dhe se projektet energjetike turke mund dhe do të jenë në gjendje të marrin kredi nga ky institucion financiar.
Siç tha ai, banka e cila do të quhet Banka e Energjisë, do të japë kredi për projekte të mëdha të energjisë në vendet e pasura me energji, të tilla si Kazakistani, Uzbekistani, vendet e Kaukazit, Rusia dhe Sudani.
Al-Jaida shjegoi se janë përfshirë të gjitha llojet e energjisë, si ajo alternative, nafta, gazi e petrokimikët.
Ai bëri të ditur se në kuadër të Qendrës Financiare të Katarit, Banka e Energjisë tashmë ka kapital të autorizuar prej 10 miliardë dollarësh dhe kapital të paguar prej 2.5 miliardë dollarësh.
Duke theksuar Katarin si qendër energjetike, Al-Jaida tha se “Ne jemi eksportues më i madh i gazitu natyror të lëngshëm në botë, kemi rezerva masive... Por, ne kemi një institucion financiar të specializuar në atë sektor fitimprurës”.
Ai vuri në dukje se banka është një iniciativë e sektorit privat, jo të mbështetur nga qeveria.
“Lidhjet Turqi-Katar lulëzojnë”
Duke iu referuar lidhjeve ekonomike midis Turqisë dhe Katarit, Al-Jaida theksoi se lidhjet e ngushta politike kanë ndihmuar në nxitjen e marrëdhënieve të mira ekonomike.
Sipas Institutit Turk të Statistikave (TurkStat), tregtia midis Katarit dhe Turqisë u rrit rreth 60 për qind vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2017. Nga ky institucion thuhet se tregtia dypalëshe midis dy vendeve arriti në mbi 1.4 miliardë dollarë në vitin 2018, nga 913 milionë dollarë nga një vit më parë.
“Këto marrëdhënie do të vazhdojnë, ata po bëhen gjithnjë e më strategjike çdo ditë. Marrëdhëniet janë shumë shëndetdhënëse”, tha Al-Jaida.
Duke theksuar se gushtin e kaluar Katari premtoi 15 miliardë dollarë investime në Turqi, Al-Jaida tha se gati 40 për qind e kësaj shume tashmë është realizuar.
“Ne vazhdimisht të flasim me zyrtarët turq në fusha dhe sektorë të ndryshëm se si të realizojmë pjesën tjetër të investimeve”, tha ai.
Sipas tij, Katari është i gatshëm të bashkëpunojë në shërbimet financiare, pasurinë e patundshme dhe mbrojtjen.
“Këto janë tre sektorë më të shquar. Duhet të them se ne gjithashtu po shohim edhe tregtinë me pakicë, ushqimin dhe bujqësinë si fusha dytësore me rëndësi mes vendeve tona”, theksoi ai.
Gjatë vizitës në Katar më herët këtë muaj, ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, zhvilloi takime për të rritur bashkëpunimin në bujqësi, veçanërisht në serra.
“Ne jemi të impresionuar me aftësinë e Turqisë për të siguruar ushqimin e tyre. Ne synojmë të ndjekim të njëjtën rrugë dhe të jemi në gjendje të rrisim ushqimin tonë brenda Katarit nga ajo që importojmë”, tha Al-Jaida.
Stambolli mund të jetë qendër financiare islamike për Evropën
Al-Jaida theksoi se Turqia dhe Katari mund të krijojnë bashkëpunim të suksesshëm në financat islame, “më mirë se çdo shtet tjetër”.
Doha, Stambolli dhe Kuala Lumpuri mund të dalin si kryeqytetet financiare globale për financimin islamik, tha ai, duke theksuar se, “Ne po kërkojmë teknologjinë e përbashkët dhe rregulloret midis këtyre tre qendrave”.
“Qëllimi për projektin afatgjatë strategjik është Stambolli të bëhet qendër financiare islamike për Evropën, Kuala Lumpuri për Azinë dhe Doha për rajonin më të madh të Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut”, shtoi ai.
Thirrja për kapitalin botëror
Al-Jaida u bëri thirrje investitorëve ndërkombëtarë për të vendosur paratë e tyre në Katar, pasi ajo ka një mjedis tërheqës ligjor dhe ofron “stimuj bujar”.
“Katari është një vend i pasur, por ne ende duam investime të huaja direkte, duam më shumë ‘punë të bardha’ të krijuara nga Katari dhe duam të krijojmë qendra më të gjera biznesi dhe financiare në vend”, tha ai.
Ai shtoi se QFC është në bisedime me dy huadhënës turq itë interesuar për krijimin e degëve në Katar.