Fuat Kabakçı
02 Prill 2016•Përditësim: 03 Prill 2016
ANKARA (AA) - Zyra për media e Delegacionit të Bashkimit Evropian vuri në dukje se Unioni konfirmon plotësisht mbështetjen kundër terrorizmit dhe dhunës. BE-ja do të vazhdojë solidarizimin me qeverinë dhe popuollin turk, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Zyra për media e Delegacionit të BE-së thuhet se autoritetet turke po përballen me vështirësi për shkak të akteve të dhunshme të kryera nga PKK-ja e cila ndodhet në listën e organizatave terroriste.
"Si BE konfirmojmë mbeshtetjen e plotë kundër terrorizmit dhe dhunës dhe se do të vazhdojmë solidarizimin tonë me Turqinë, qeverinë dhe popullin turk", thuhet në deklaratë.
Në deklaratën vihet në dukje se në kuadër të procesit të zgjidhjes për paqe të qëndrueshme e vetmja rrugë është përmes dialogut politik.