Mustafa Deveci
19 Shkurt 2023•Përditësim: 20 Shkurt 2023
Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu vizitoi rajonet Kırıkhan dhe Iskenderun në qytetin Hatay të prekur nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş raporton Anadolu.
Fillimisht Çavuşoğlu vizitoi qendrën e koordinimit në rajonin Kırıkhan, ku mori informacione rreth punimeve, ndërsa më pas u takua me qytetarë dhe minatorët që morën pjesë në punimet e kërkim-shpëtimit.
Po ashtu Çavuşoğlu, vizitoi lagjen Ceylanlı në Kırıkhan dhe u takua me të prekurit nga tërmetet.
Ai iu shprehu banorëve ngushëllimet dhe u uroi të shkuara si dhe i përcolli përshëndetjet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Ministri Çavuşoğlu rikujtoi se edhe presidenti Erdoğan në fillim të javës, do të vizitojë sërish rajonet e prekura nga tërmeti.
Duke dëgjuar kërkesat e banorëve të lagjes, Çavuşoğlu tha se të gjithë së bashku do të shërojnë plagët e shkaktuara në rajon për shkak të tërmetit. Më pas ministri Çavuşoğlu kaloi në rajonin Iskenderun dhe vizitoi qendrën e Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiye-s (AFAD).
Këtu ai u takua një e nga një me punonjësit që zhvillojnë punimet dhe mori informacione lidhur me punimet dhe situatën në Iskenderun. Më pas Çavuşoğlu, vizitoi një qytet tendë të ngritur në qendër të rajonit Iskenderun për të prekurit nga tërmeti.