İlkay Güder
06 Prill 2019•Përditësim: 07 Prill 2019
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan nëpërmjet një mesazhi ka uruar përvjetorin e 99-të të themelimit të Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të bërë nga Kryesia e Komunikimit të Presidencës turke, Erdoğan ka publikuar një mesazh me rastin e përvjetorit të themelimit të AA-së.
"Përgëzoj 99 vjetorin e themelimit të Anadolu Agency, e cila që nga Lufta e Pavarësisë e deri më sot përçon zërin e vendit në gjithë botën", shkroi presidenti turk.
- Burim i lajmit të besueshëm
Burimi i lajmit të besueshëm, AA, si një agjenci ndërkombëtare e lajmeve me seli në Turqi, shërben për rreth 6.000 përdorues në 93 vende dhe 13 gjuhë, në bazë ditore publikon 1.600 lajme, 2.300 fotografi, 6 infografikë, 400 video dhe 15 transmetime të drejtëpërdrejta.
Ky institucion aktualisht transmeton në gjuhët turke, angleze, arabe, ruse, frënge, kurde, boshnjake, kroate dhe serbe (BHS), shqipe, perse, maqedonase, indoneziane dhe spanjolle.
Historia e Anadolu Agency është pothuajse identike me atë të Republikës së Turqisë. Ajo u themelua më 6 prill të vitit 1920, shtatëmbëdhjetë ditë para se Asambleja e Përgjithshme e Kuvendit të Madh të Turqisë (TBMM) të tubohej për herë të parë. AA me përvojën e saj 99 vjeçare vazhdon të jetë burimi i lajmit të besueshëm.
AA, e cila këtë vit feston 99-vjetorin e themelimit, vazhdon të zhvillojë punime për t'u renditur në mesin e agjencive më efektive në 100-vjetorin e saj.